Ish-presidenti rus, Medvedev: Lufta e tretë botërore po afrohet
Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka pretenduar se asistenca ushtarake e NATO-s për Ukrainën do ta çonte botën më afër Luftës së Tretë Botërore.
“Perëndimi tërësisht i çmendur s’mund të dilte me asgjë tjetër. Parashikueshmëri e nivelit më të lartë... Në të vërtetë, është një fund pa krye. Lufta e Tretë Botërore po afrohet”- shkroi të martën vonë në rrjetin “Telegram” ish-presidenti rus, i cili tani e ushtron detyrën e nënsekretarit të Këshillit të Sigurisë të Rusisë.
Ai pretendoi se rezultatet preliminare të samitit të NATO-s në Lituani dolën “bash ashtu siç menduam”, duke i përmendur anulimin e Planit të Veprimit për Anëtarësim për hyrjen e Ukrainës në NATO, ftesën e aleancës për Ukrainën për t’u anëtarësuar dhe shtimin e ndihmave ushtarake, raporton agjencia “Anadolu”.
“Çfarë do të thotë e tërë kjo për ne? Gjithçka është e qartë. Operacioni special ushtarak do të vazhdojë me qëllimet e njëjta”- shtoi Medvedevi, duke iu referuar luftës në Ukrainë.
Ai tha se njëri nga qëllimet është që të parandalohet anëtarësimi i Ukrainës në NATO, për të cilin tha se Rusia ka këmbëngulur që nga fillimi.

