Ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë: Ukraina do të çlirojë Krimenë deri në gusht
Ben Hodges, ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë, ka bërë një parashikim të guximshëm se si do të zhvillohet lufta, duke sugjeruar se Ukraina është në rrugën e duhur për të çliruar gadishullin e Krimesë nga pushtimi rus deri në gusht 2023.
Sky News shkruan se “është e vështirë të mbivlerësohet rëndësia e një ngjarjeje të tillë, me kusht që të ndodhë realisht”. Ju kujtojmë se në vitin 2014, Rusia aneksoi ilegalisht gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin tani e përdor për të nisur sulme ajrore dhe të tjera kundër Ukrainës.
Ukr General Staff will continue to pound Russian hq's and lines of communication (logistics) for the next few weeks, thru February, in order to set the conditions for the decisive phase of the campaign, the liberation of Crimea. I expect them to liberate Crimea by August. https://t.co/S1ZV5HH3vV
— Ben Hodges (@general_ben) December 12, 2022
“Ata vendosën kushtet për fazën vendimtare të luftës”
Humbja e territorit që ajo kontrollonte edhe para pushtimit total të Ukrainës, i cili filloi në shkurt të këtij viti, do të ishte një poshtërim i madh për Vladimir Putin.
"Ushtria ukrainase do të vazhdojë të godasë selitë ruse dhe linjat e furnizimit dhe komunikimit në muajt në vijim për të vendosur skenën për fazën vendimtare të luftës - çlirimin e Krimesë. Unë pres të çlirojë Krimenë deri në gusht", shkroi Hodges në Twitter. /Nacionale/