Irani pretendon se ka prodhuar raketë hipersonike me rreze të gjatë veprimi
Irani ka pretenduar se ka zhvilluar një raketë hipersonike që mund të fluturojë 15 herë më shpejt se shpejtësia e zërit.
Televizioni shtetëror iranian raportoi se raketa e quajtur “Fattah” ka rreze veprimi deri në 1 mijë e 400 kilometra, raporton gazeta “The Guardian”.
Në raportimin e televizionit iranian pretendohet se kjo raketë mund të anashkalojë çfarëdo sistemi të mbrojtjes ajrore në rajon, edhe pse nuk u paraqitën dëshmi për ta mbështetur pretendimin.
Televizioni paraqiti një objekt që u duk si model i raketës duke u zbuluar nga Rojat Revolucionare para presidentit të vendit, Ebrahim Raisi. Forcat iraniane tashmë kanë arsenal të madh të raketave balistike.
The domestically-developed hypersonic missile "Fattah", #Iran IRGC's most recent achievement, was unveiled on Tuesday morning (June 6) in the presence of President Ebrahim Raisi. pic.twitter.com/wzwUTRR3ez
— IRNA News Agency (@IrnaEnglish) June 6, 2023
Në nëntor, gjenerali Amir Ali Hajixadeh i Rojave Revolucionare pretendoi se Irani kishte zhvilluar një raketë hipersonike, pa paraqitur dëshmi për ta mbështetur pretendimin e tij.
Armët hipersonike fluturojnë të paktën pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit mund të paraqesin sfida kritike ndaj sistemeve për mbrojtje ajrore për shkak të shpejtësisë dhe manovrueshmërisë së tyre.
Besohet se Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar armë të tilla. Rusia pretendon se tashmë ka armë të tilla në terren dhe se i ka përdorur ato gjatë luftimeve në Ukrainë.
