Irani lëshon raketa drejt Izraelit, konfirmon ushtria izraelite
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se Irani ka lëshuar raketa drejt territorit izraelit, shkruan SkyNews.
Sirenat e alarmit ajror janë dëgjuar në Tel Aviv dhe në disa rajone të tjera të vendit, ndërsa Forcat Ajrore izraelite po punojnë për të kapur dhe neutralizuar kërcënimin.
Sipas shërbimit të urgjencës Magen David Adom, katër persona janë lënduar gjatë përpjekjeve për të arritur në strehimore./foto ilustrim: AFP/ Getty Images/