Irani e ekzekuton burrin e akuzuar se i dha Izraelit të dhëna për shkencëtarin bërthamor që u vra
Irani të mërkurën ekzekutoi një burrë të shpallur fajtor të spiunim për Izraelin dhe ofrim të të dhënave për një shkencëtar bërthamor që u vra gjatë sulmeve izraelite të qershorit ndaj Teheranit, raportoi mediumi i gjyqësorit iranian, “Mizan”.
Në raport thuhet se burri i identifikuar si Rouzbeh Vadi kishte punuar në njërën nga “organizatat e rëndësishme dhe të ndjeshme” të Iranit, pa dhënë hollësi të mëtejme, transmeton agjencia “Reuters”.
Ekzekutimet e iranianëve të dënuar për spiunim për Izraelin janë shtuar në masë të konsiderueshme këtë vit. Të paktën tetë dënime me vdekje janë zbatuar në muajt e fundit.
Në raport thuhet se Vadi kishte “kryer një gamë të gjerë të krimeve kundër sigurisë së brendshme dhe të jashtme të vendit, të cilat kanë shkaktuar pengesë të rëndë ndaj rendit publik”.
Izraeli nisi sulme ajrore kundër Iranit për 12 ditë në qershor të këtij viti. Në shënjestër të sulmeve ishin gjeneralë të lartë ushtarakë e shkencëtarë bërthamorë.
Irani u kundërpërgjigj me hedhje të raketave e dronëve./Nacionale