Inteligjenca Artificiale: Krijuesit e GPT-së lansojnë një version edhe më të fuqishëm - NACIONALE

Inteligjenca Artificiale: Krijuesit e GPT-së lansojnë një version edhe më të fuqishëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Krijuesit e ChatGPT ka zbuluar një model të ri që thonë se është edhe më i fuqishëm se sistemi që kishte shkuar viral së fundi.

Ky mjet i ri, GPT-4, është tashmë i qasshëm në disa versione të ChatGT dhe për konumatorët me pagesë të OpenAI, kompaninë që ka krijuar të dyja sistemet.

OpenAI ka thënë se ky mjet i ri përfshin një varg përditësimesh mbi sistemin ekzistues: është i aftë që të pranojë imazhe si ‘input’, është edhe më kreativ, ‘halucionon’ më pak dhe ka më pak paragjykime, tha shefi ekzekutiv i OpenAI Sam Altman, përcjell Independent.

Sistemi i ri është i aftë që të kalojë provime të rëndësishme.

Por, po ashtu ka ende “mangësi, ende është i kufizuar, dhe ende duket më impresiv në përdorim të parë se sa pasi të kaloni më shumë kohë me të,” – u shpreh më tej Altmani.

Versioni tekstual i GPT-4 do të lansohet fillimisht brenda ChatGPT+, versionit premium të lansuar së fundi të sistemit. Po ashtu do të jetë i qasshëm përmes API që OpenAI e ofron për zhvillues softverësh dhe kompanish si Duolingo.

Versioni me imazhe do të lansohet me një partner, në mënyrë që të testohet dhe rafinohet më tej. Kjo pjesë funksionon pak a shumë në mënyrë të njëjtë si pjesa tekstuale, por mund të lejojë përdorim edhe për raste më të sofistikuara, siç është analizimi i grafikave apo mund të përgjigjet në pyetje rreth diagrameve. Po ashtu, është i aftë që ta kuptojë humorin.

OpenAI tha që GPT4 është dukshëm më i mirë se sistemet që ishin para tij. Ishte edhe më stabil por edhe më i aftë. Megjithatë, siç tha OpenAI, ende ka kufizime të caktuara. Për shembull, ende i hyn ‘halucave’ për fakte të ndryshme.

Lajme të ngjashme