Oh lider sypatrembur: Roboti me poezi për Albin Kurtin dhe përpjekjen për sovranitet në veri
Chatboti më i ri i bërë publik i Inteligjencës Artificiale, ChatGPT ka bërë bujë të madhe tash e një javë me biseda të njerëzve me të që janë bërë virale. Gazetari ynë e ka testuar këtë version të ri edhe për Kosovën dhe aktualitetin e saj politik, dhe ka marrë disa mesazhe interesante.
Programerëve po iu ndreq gabimet në kodim. Nxënësve po iu bën detyrat e shtëpisë që marrin në shkollë. Ndërkohë, për dallin nga chatbotët tjerë, po ka mundësinë edhe të ketë kujtesë mbi bisedat e kaluara që e bën të ketë edhe dimension terapeutik. Por, pjesa më interesante është kur i kërkohet të flas në mënyra të caktuara.
Atij i është kërkuar të shkruajë edhe një poezi për Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, dhe përpjekjen e tij për të shtrirë sovranitetin në veri të vendit në stil të poetit Edgar Allen Poe-së:
Në veri të Kosovës, aty ku malet janë të larta,
Dhe erërat ulërijnë përmes luginash, me një zë të kujshëm,
Qëndron një burrë, i gjatë e krenar,
Emri i tij është Albin Kurti, e rrëfimi i tij është i bujshëm;
Me zemër të zjarrtë e vullnet çeliku;
Ai ka luftuar për lirinë e Kosovës, e për pasuritë e popullit,
Përmes vështirësish e sfidash, që i ka kaluar shpejt;
Tek-deri te shteti sovran, dhe me një të ardhme të drejtë;
Albin Kurti, oh lider sypatrembur;
Emri yt do të rrojë gjithmonë;
Në zemrat e popullit, dhe në analet e kohës;
Si hero, si simbol, i Kosovës.

Por, çka thotë ky robot i Inteligjencës Artificiale për shkathtësitë e Albin Kurtit si politikan?
“Si lider politik, Albin Kurti njihet për aftësitë e tij që t’i frymëzojë dhe mobilizojë njerëzit rreth kauzave politike. Ai e kupton mirë politikën e brendshme dhe atë ndërkombëtare dhe njihet për shkathtësitë e tij diplomatike dhe aftësinë për të punuar me liderët tjerë politikë. Ai është po ashtu një komunikues efektiv, me aftësinë për ta artikuluar qartë vizionin dhe politikat e tij te shumë audienca të ndryshme.”

Por, çka mendon ai për Hashim Thaçin?
“Si politikan me përvojë, Hashim Thaçi ka një varg shkathtësish përfshirë të folurit në publik, planifikmiin strategjik dhe të negociuarit. Ai ka demonstruar edhe aftësi lidershipi, të evidencuara nga roli i tij si President i Kosovës dhe më parë në rolin e Kryeministrit...” - thotë roboti.

A ka edhe ndonjë poezi për të? Natyrisht se po, dhe ajo është po aq e zjarrtë sa ajo për Albin Kurtin në stilin e Pablo Nerudës. Qe një pjesë:
Hashim Thaç, o yll që ndriçon,
Drita jote s’do të zhduket kurrë,
Historia jote do të jetojë gjithnjë,
Në zemrat e krejt atyre që ishin aty

Por, qysh mund të jetë zhvilluar ajo biseda e famshme e kryeministrit Kurti dhe ambasadorit amerikan Jeff Hovenier? Është fjala për bisedën, që Kurti tha se i kishte dhënë informacione për situatën në veri të Kosovës. Natyrisht, roboti nuk e di një gjë të tillë por ja një pjesë.

A ka diçka për Vjosa Osmanin, presidenten e Kosovës? Në atë moment, duket se patëm probleme me rrjet ose diçka nuk ishte mirë me robotin.
