Inteligjenca amerikane: Tubacionet e Nord Stream janë sabotuar nga një grup pro-ukrainas
New York Times ka raportuar se inteligjenca e re e rishikuar nga zyrtarët amerikanë sugjeron se një grup pro-ukrainas me shtetas të mundshëm ukrainas ose rusë ka kryer sulmin në tubacionet Nord Stream vitin e kaluar, megjithatë sipas NYT, inteligjenca nuk ka arritur në përfundime të qëndrueshme.
Duke cituar zyrtarët amerikanë, gazeta shkruan se nuk ka pasur prova që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ose togerët e tij kryesorë ishin të përfshirë, ose se autorët po vepronin nën drejtimin e ndonjë zyrtari të qeverisë ukrainase.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara dhe NATO i kanë quajtur sulmet e shtatorit 2022 në tubacionet që hodhën gaz në Detin Baltik "një akt sabotimi", e ndërsa Moska ka fajësuar Perëndimin. Asnjëra palë deri më tani nuk ka dhënë prova.
