Incidente të reja në tri shkolla të tjera të Beogradit, në njërën s’ka mësim të premten - NACIONALE

Incidente të reja në tri shkolla të tjera të Beogradit, në njërën s’ka mësim të premten

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tri incidente kanë ndodhur të enjten në tri shkolla të Beogradit të enjten, një ditë pasi një nxënës vrau tetë fëmijë dhe një rojë në shkollën “Vladisllav Ribnikar” të kryeqytetit serb, raporton gazeta “Danas”.

Për një incident “të frymëzuar” nga sulmi i së mërkurës u raportua në shkollën fillore “Miloje Vasiq”, ku njëri prej nxënësve u mundua t’i imitonte disa prej veprimeve të sulmuesit 14-vjeçar përmes rrjeteve sociale.

Punëtorët e shkollës i thirrën menjëherë policinë dhe shërbimet e tjera. Policia i ndaloi nxënësin dhe prindërit e tij dhe ai do të pezullohet nga procesi mësimor deri në njoftimin e ardhshëm.

“Ne duam t’ju sigurojmë se shkolla do të vazhdojë që t’i ndërmarrë të gjitha masat ligjore për t’u ofruar fëmijëve mjedis të sigurt, prandaj nuk ka vend për panik, sepse jeta dhe puna duhet të vazhdojnë”- tha kolektivi i shkollës, duke shtuar se mësimi nuk do të mbahet të premten për shkak të rrethanave të lartpërmendura.

Në një incident tjetër, një nxënës i klasës së shtatë të shkollë fillore “Jefimija” në Obrenovac tundi një armë lodër në orën 7 e 35 minuta të mëngjesit, menjëherë pas minutës së heshtjes për vdekjen e fëmijëve dhe rojës në shkollën “Vladisllav Ribnikar”, ka konfirmuar Ministria e Brendshme.

Thuhet se djali është dërguar në ndalim policor dhe se një intervistë informuese do të zhvillohet me të dhe me babanë e tij.

Në tjetrin incident, policia pranoi një telefonatë nga shkolla fillore “Desanka Maksimoviq” në Beograd rreth orës 9 e 50 minuta, duke u informuar se një listë me emra të nxënësve i është gjetur një djali 9 vjeç, i cili është në klasën e tretë, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Policia shkoi në shkollë dhe është duke kryer diskutime për këtë raportim si dhe janë duke u ndërmarrë masa tjera brenda kompetencave.

Lajme të ngjashme