Incident i frikshëm në aeroportin e Frankfurtit: Aeroplanit i shemben rrotat e përparme
Një incident ka ndodhur në aeroportin e Frankfurtit, ku një aeroplan Boeing 787-9 i Lufthansa-s (D-ABPQ) ka pësuar një dëmtim serioz, pasi iu shembën rrotat e përparme.
Teksa ishte i parkuar në aeroportin e Frankfurtit, sistemi i uljes së përparmë u shemb papritur.
Videoja nga vendi i ngjarjes tregon aeroplanin të mbështetur në hundë, pasi sistemi i uljes së përparmë u shemb papritur ndërsa ndodhej në tokë. Nuk është raportuar për të lënduar, por është hapur një hetim teknik për të përcaktuar shkakun e incidentit.
Lajmi u konfirmua edhe nga një zëdhënës i aeroportit të Frankfurtit./Nacionale
WATCH: A Lufthansa Boeing 787-9 Dreamliner (D-ABPQ) sustained substantial damage after its nose landing gear collapsed while parked at the gate at Frankfurt Airport.
— Turbine Traveller (@Turbinetraveler) June 4, 2026
The incident led to the cancellation of today's LH450 to LAX service as airport and airline teams assess the… pic.twitter.com/BPdK5fWVVk