HRW: Emiratet e Bashkuara trajnuan mercenarë kolumbianë për të luftuar në Sudan - NACIONALE

HRW: Emiratet e Bashkuara trajnuan mercenarë kolumbianë për të luftuar në Sudan

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Emiratet e Bashkuara Arabe trajnuan mercenarë kolumbianë para se t’i dërgonin për të luftuar krahas një grupi paramilitary famëkeq në luftën e Sudanit, tha të martën organizata “Human Rights Watch”.

Raporti i saj i ri është një akuzë tjetër nga grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ndaj monarkisë për ndihmë financiare dhe ushtarake për Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, të cilat janë akuzuar gjerësisht për mizori që përbëjnë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Emiratet e Bashkuara Arabe i mohuan akuzat që gjenden në raportin e ri. Këtë e bënë në një përgjigje për agjencinë “Associated Press”.

Lufta e Sudanit shpërtheu më 15 prill 2023, kur përplasjet për pushtet mes ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë shpërthyen në luftime në kryeqytetin Khartoum dhe në pjesë të tjera të vendit.

Në raportin e ri, HRW-ja thotë se qindar mercenarë kolumbianë janë trajnuar në një bazë ushtarake në rajonin Al Dhafra, rreth 250 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara, Abu Dabi, dhe në një qendër tjetër në kryeqytet, para se të dislokoheshin në Sudan për të luftuar krahas RSF-së.

Grupi i njohur për të drejtat e njeriut citoi një mercenar të paidentifikuar kolumbian të ketë thënë se ai trajnoi rekrutë të RSF-së në kampe përreth qytetit Nyala në prillin e vitit të kaluar.

Mercenari citohet të ketë thënë se shumë prej rekrutëve ishin “fëmijë të vegjël”. HRW-ja tha se ka intervistuar një mercenary tjetër kolumbian dhe burime të tjera, përfshirë ish-oficerë ushtarakë kolumbianë.

Lajme të ngjashme