“Hero amerikan”: Notari i Rojës Bregdetare të ShBA-së shpëtoi 165 njerëz nga vërshimet
Notari shpëtues i Rojës Bregdetare të ShBA-së, Scott Ruskan, i cili po asistonte në përpjekjet për kërkim-shpëtim në Teksas, është vlerësuar si hero pasi ka shpëtuar 165 njerëz, sipas një zyrtari të Departamentit të Sigurisë së Atdheut.
“Ai është një hero amerikan, guximi vetëmohues i të cilit i mishëron frymën dhe misionin e Rojës Bregdetare” – shkroi Departamenti i Sigurisë së Atdheut në rrjetin X, raporton televizioni CNN.
Ruskan ishte në mesin e anëtarëve të Rojës Bregdetare që ishin dislokuar në terren, pasi presidenti Donald Trump e nënshkroi të dielën shpalljen e një fatkeqësie të madhe, duke zhbllokuar burime kyçe federale për shtetin e Teksasit.
Ky ishte misioni i parë shpëtues në karrierën e notarit, tha në rrjetin X sekretarja e Sigurisë së Atdheut, Kristi Noem, duke e quajtur “hero amerikan” Ruskan-in.
Deri më tani, Roja Bregdetare ka asistuar në më shumë se 230 raste shpëtimit, sipas zyrtarit të Departamentit të Sigurisë së Atdheut. Janë tre aeroplanë me kamera termale që mund të ndihmojnë në identifikimin e lëvizjeve nga ajri.
Roja Bregdetare gjithashtu ka vënë në përdorim dy helikopterë të tipit “MH-65 Dolphin” për të ndihmuar në punën e evakuimeve, tha më tej zyrtari./Nacionale
During the devastating flooding in central Texas, Rescue Swimmer Scott Ruskan directly saved 165 lives.
— Homeland Security (@DHSgov) July 7, 2025
He is an American hero whose selfless courage embodies the spirit and mission of the @USCG.https://t.co/afQAvvn6Mp