Hamasi publikon për herë të parë një video të një izraelite që po mbahet peng
Mediat izraelite thonë se Hamasi ka publikuar për herë të parë një video të një pengje izraelite që mbahet në Gaza, raporton Sky News.
21-vjeçarja shihet duke marrë trajtim mjekësor për një krah të lënduar – dhe më vonë i drejtohet drejtpërdrejt kamerës.
Derisa pohon se rrëmbyesit e saj po kujdesen për të, ajo shton: "Unë kërkoj vetëm që të më largoni sa më shpejt nga këtu. Ju lutem."