Gruaja e Zelenskyt e shqetësuar: Pa ndihma, Ukraina është në rrezik nga vdekja - NACIONALE

Gruaja e Zelenskyt e shqetësuar: Pa ndihma, Ukraina është në rrezik nga vdekja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkëshortja e presidentit Volodynyr Zelensky të Ukrainës, Olena Zelenska, ka paralajmëruar se ukrainasit janë në “rrezik nga vdekja” që të lihen të vdesin, nëse vendet perëndimore nuk e vazhdojnë mbështetjen e tyre financiare.

Zonja e parë e Ukrainës bisedoi të dielën me gazetaren e BBC-së, Laura Kuenssberg, një ditë pas bllokimit të ndihmave kyçe të ShBA-së nga senatorët e Partisë Republikane në opozitë, raporton televizioni BBC.

Duke folur disa orë pas një sulmi rus me raketa, ajo tha: “Nëse bota lodhet, ata thjesht do të na lënë të vdesim.”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se dështimi për pajtim rreth ndihmave për Ukrainën do të ishte një dhuratë për presidentin rus, Vladimir Putin, duke paralajmëruar se historia “do t’i gjykojë ashpër ata që ia kthyen shpinën kauzës së lirisë”.

Gati dy vjet pas fillimit të pushtimit ilegal rus të Ukrainës, zonja Zelenska shprehu shqetësim të thellë për shtyrjen e dhurimit të fondeve.

Në një intervistë ekskluzive për BBC-në që do të transmetohet të dielën, ajo tha se ngadalësimi i ndihmave përfaqëson “rrezik për vdekje” për vendin e saj.

“Ne vërtet kemi nevojë për ndihmë. Me fjalë të thjeshta, nuk mund të lodhemi nga kjo situatë, sepse nëse lodhemi, vdesim dhe nëse bota lodhet, ata thjesht do të na lënë të vdesim”- u shpreh ajo e shqetësuar.

“Na dhemb shumë që t’i shohim shenjat se gatishmëria entuziaste për të ndihmuar mund të zbehet. Për ne është çështje e jetës, prandaj dhemb që ta shohim këtë”- shtoi gruaja e presidentit Zelensky.

Lajme të ngjashme