Gjykata e BE-së thotë se punëtorëve publikë mund t’u ndalohet mbulesa e kokës - NACIONALE

Gjykata e BE-së thotë se punëtorëve publikë mund t’u ndalohet mbulesa e kokës

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian vlerësoi të martën që autoritetet publike në shtetet anëtare mund t’ua ndalojnë punëtorëve ndalimin e vendosjes së shenjave të besimit fetar punëtorëve të tyre, si mbulesa islame e kokës. Ky është vendimi më i ri për një çështje që e ka përçarë Evropën me vite.

Rasti përfundoi në këtë gjykatë, pasi një punëtoreje të komunës lindore bullgare, Ans, iu tha se nuk mund ta vendoste mbulesën islame të kokës në punë, raporton agjencia “Reuters”.

Komuna rrjedhimisht i kishte ndryshuar kushtet e punësimit dhe kishte kërkuar nga punëtorët që të zbatonin neutralitet të prerë, duke mos veshur shenja të besimit fetar ose ideologjik.

Gjykata e Drejtësisë e BE-së tha se politika e neutralitetit të prerë ka për qëllim që të formojë mjedis neutral administrativ dhe mund të cilësohet si objektivisht e justifikuar përmes një qëllimi legjitim. Kjo gjykatë shtoi se do të justifikohej edhe një administrim tjetër publik, në mënyrë të përgjithshme e pa dallime, nëse vendos që ta autorizojë veshjen e shenjave të dukshme të besimit.

Më tej, gjykata evropiane tha se autoritetet në shtetet anëtare kanë një margjinë diskrecioni në hartimin e neutralitetit të shërbimit publik që synojnë ta promovojnë. Megjithatë, ky objektiv duhet të ndiqet në mënyrë të vazhdueshme dhe masat duhet të kufizohen në atë që është prerazi e nevojshme, vlerësoi gjykata e BE-së.

Thuhet se i përket një gjykate shtetërore që ta vërtetojë respektimin e këtyre kërkesave.

Lajme të ngjashme