GjND-ja e hedh poshtë rastin e Sudanit kundër Emirateve të Bashkuara për gjenocid - NACIONALE

GjND-ja e hedh poshtë rastin e Sudanit kundër Emirateve të Bashkuara për gjenocid

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) të hënën e hodhi poshtë rastin e paraqitur nga Sudani, në të cilin Emiratet e Bashkuara Arabe akuzoheshin për nxitje të gjenocidit në Darfur përmes furnizimit të forcave paramilitare me municion, duke thënë se organit i mungon juridiksioni për ta trajtuar këtë çështje.

Sudani muajin e kaluar argumentoi në GjND se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin duke e shkelur Konventën e Gjenocidit përmes mbështetjes së ofruar për forcat paramilitare në Darfur, por Emiratet e Bashkuara thanë se rasti duhej të hidhej poshtë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Gjykata të hënën u pajtua me argumentet e Emirateve të Bashkuara, duke e refuzuar kërkesën e Sudanit për marrjen e masave emergjente dhe urdhëroi që rast të hiqej nga sirtarët e saj.

“Ky vendim është pohim i qartë dhe vendimtar i faktit se ky rast ishte krejtësisht i pabazë. E gjetura e gjykatës se nuk ka juridiksion vërteton se ky rast nuk do të duhej të ngrihej kurrë” – tha në një deklaratë zëvendësasistentja e ministrit për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Emirateve të Bashkuara, Reem Ketait.

“Faktet flasin vetë: Emiratet e Bashkuara Arabe nuk bartin përgjegjësi për konfliktin në Sudan. Përkundrazi, mizoritë e kryera nga palët ndërluftuese janë të dokumentuara mirë” – shtoi ajo.

Me 14 vota “kundër” e dy “për”, GjND-ja e hodhi poshtë kërkesën e Sudanit për masa emergjente për t’i parandaluar aktete gjenocidale kundër fisit Masalit, i cili ka qenë në qendër të sulmeve intensive me bazë në etnik nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë dhe grupet militante arabe që janë aleate të kësaj force paramilitare.

Sudani i akuzonë Emiratet e Bashkuara Arabe për armatosjen e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, të cilat janë duke luftuar kundër ushtrisë sudaneze që nga pranvera e vitit 2023 në një luftë civile. Emiratet e Bashkuara e kanë mohuar akuzën, por disa ekspertë të OKB-së dhe disa ligjvënës amerikanë mendojnë se ajo është e besueshme./Nacionale

Lajme të ngjashme