Gjenerali Tchiani e shpall veten udhëheqës shteti pas puçit në Niger - NACIONALE

Gjenerali Tchiani e shpall veten udhëheqës shteti pas puçit në Niger

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjenerali Abdourahmane Tchiani e ka shpallur veten udhëheqës të ri të Nigerit pas puçit ndaj presidentit Mohamed Bazoum.

I njohur edhe si Omar Tchiani, ai e nisi marrjen e pushtetit të mërkurën, kur njësiti i rojave presidenciale, të udhëhequra nga ai, e ndaluan presidentin, raporton televizioni BBC.

Puçi ushtarak e zhbëri tranzicionin e parë paqësor e demokratik të Nigerit që nga pavarësia e vendit më 1960.

Mendohet se presidenti Bazoum është me shëndet të mirë dhe ende duke u mbajtur nga rojat e veta.

Puçi është dënuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Unionin Afrikan.

Ushtaraku 62-vjeçar, Tchiani, ka qenë udhëheqës i rojave presidenciale nga viti 2011 dhe ishte promovuar në gradën e gjeneralit më 2018 nga ish-presidenti Mahamadou Issoufou.

Lajme të ngjashme