Gjenerali izraelit: Luftimet në Rafah do të vazhdojnë derisa atje të mposhtet Hamasi
Duke u takuar me komandantë që po shërbenin në Rafah të dielën, komandanti i Komandës Jugore të ushtrisë izraelite, Gjeneral Major Yaron Finkelman, tha se luftimet në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, do të vazhdojnë derisa atje të mposhtet Hamasi.
Gjatë takimit për të diskutuar rreth arritjeve dhe zhvillimeve operacionale, oficeri i lartë izraelit e përmendi shpërthimin vdekjeprurës të së shtunës në Rafah, kur u vranë tetë ushtarë brenda një automjeti ushtarak të tipit “Namer”, raporton gazeta “The Times of Israel”.
“Ne jemi këtu pas një incidenti të dhimbshëm që ndodhi dje. Ne humbën luftëtarë dhe humbëm komandantë gjatë sulmit. Këta janë bijtë tanë më të mirë” – tha Finkelmani.
Pavarësisht nga humbjet e rënda, ai shtoi: “Detyra jonë e domosdoshme është që të vazhdojmë të lëvizim përpara. Ju po e sulmoni Brigadën e Rafahut [të Hamasit] dhe ne do të vazhdojmë derisa ta mposhtim atë.”
Komandanti i Komandës Jugore konkludoi se tani, gjëja më rëndësishme për ushtrinë izraelite është që t’i vazhdojë luftimet, ndërkohë duke e hetuar plotësisht incidentin dhe duke marrë mësim për të ardhmen.
Më herët të dielën, ushtria izraelite njoftoi për vdekjen e një ushtari tjetër të vrarë në Rafah ditën e Kurban Bajramit. Ai u identifikua si Tzur Abraham, 22 vjeç, pjesëtar i njësitët të zbulimit në Brigadën “Nahal”.
Pavarësisht nga betejat e vazhdueshme, Gaza e përjetoi ditën e parë me qetësi relative në disa muaj të dielën, pasi ushtria izraelite tha se do t’i “pauzonte” luftimet përditë përreth një rruge jugore për ta lehtësuar qarkullimin e ndihmave humanitare.
Gazeta “Nacionale” raportoi më herët të hënën se si kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dalë kundër vendimit të ushtrisë për pauza në luftime. Për të lexuar më shumë rreth këtij zhvillimi, klikoni KËTU.