Gjenerali amerikan thotë se kundërsulmi ukrainas do të jetë shumë i vështirë dhe i përgjakshëm - NACIONALE

Gjenerali amerikan thotë se kundërsulmi ukrainas do të jetë shumë i vështirë dhe i përgjakshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Mark Milley, ka thënë se kundërsulmi i forcave ukrainase do të jetë shumë i vështirë dhe arritja e fitoreve do të marrë kohë të gjatë e do të jetë shumë e përgjakshme.

Milley tha në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington se kundërsulmi ishte “duke përparuar në mënyrë të qëndrueshme, qëllimisht duke e hapur rrugën e vet përmes fushave të minuara shumë të vështira... 500 metra në ditë, një mijë metra në ditë, dy mijë metra në ditë, ky lloj gjëje”, raporton gazeta “The Guardian”.

Agjencia “Reuters” raporton se Ukraina ka qenë e kujdesshme gjatë raportimit publik për fitoret në kundërsulmin që e nisi muajin e kaluar për të rimarrë nën kontroll territore të pushtuara nga rusët. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pranoi javën e kaluar se kundërsulmi po ecte “më ngadalë se që dëshirohej”.

Milley tha se nuk ishte i befasuar që përparimi i kundërsulmit ishte më i ngadalshëm se që kishin parashikuar disa njerëz dhe kompjuterë.

“Lufta në letër dhe lufta e vërtetë janë të ndryshme. Në luftën e vërtetë, vdesin njerëz të vërtetë. Njerëz të vërtetë janë në ato vija të frontit dhe njerëz të vërtetë janë në ato automjete. Trupat e vërtetë po copëtohen nga mjetet e fuqishme shpërthyese”- tha komandanti i ushtrisë amerikane.

Ai shtoi: “Ajo që kisha thënë ishte se kjo do të marrë gjashtë, tetë, dhjetë javë, do të jetë shumë vështirë. Do të jetë shumë e gjatë dhe do të jetë shumë, shumë e përgjakshme dhe askush nuk duhet të ketë ndonjë iluzion për asgjë prej kësaj.”

Lajme të ngjashme