Tre të vdekur e tre të plagosur në Nottingham të Anglisë, arrestohet një i dyshuar për vrasje - NACIONALE

Tre të vdekur e tre të plagosur në Nottingham të Anglisë, arrestohet një i dyshuar për vrasje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë 31-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasje, pasi tre persona u vranë në qendrën e qytetit Nottingham të Anglisë të martën në mëngjes.

“Një burrë është arrestuar nën dyshimin për vrasje, pasi tre persona u vranë në qytet. Policia u thirr në Rrugën “Ilkeston” pak pas orës 4 të mëngjesit, ku dy persona u gjetën të vdekur në rrugë”- thuhet në një deklaratë të policisë, raporton gazeta "The Guardian".

“Oficerët pastaj u thirrën për një incident tjetër në Rrrugën “Milton”, ku një furgon ishte përpjekur të godiste tre njerëz. Ata tash për tash janë duke u trajtuar në spital”- thuhet më tej.

“Një burrë është gjetur i vdekur edhe në Rrugën “Magdala”. Policia ka arrestuar një burrë 31-vjeçar nën dyshimin për vrasje dhe ai mbetet në ndalim policor”- njoftoi policia.

Gazeta "Nacionale" raportoi më herët për incidentin në Nottingham, kur ende nuk dihej se çfarë kishte ndodhur.

Lajme të ngjashme