Raportohet për incident serioz në Nottingham të Anglisë, policia mbyll shumë rrugë
Policia britanike tha të martën se është duke u marrë me një “incident serioz në zhvillim” në qytetin Nottingham, në pjesën qendrore të Anglisë. Forcat e sigurisë kanë mbyllur shumë rrugë në këtë qytet.
Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale shihen zona të rrethuara dhe pjesëtarë të shërbimeve emergjente, përfshirë oficerët e agjencisë NILO, të cilët merren me bashkërendimin e reagimit nga policia, shërbimi ambulantor dhe zjarrfikësit, raporton agjencia “Reuters”.
Policia lokale njoftoi në mëngjes se gjashtë rrugë ishin mbyllur dhe se do të ofronte hollësi në kohë të arsyeshme. Shërbimi i tramvajit tha se i ka pezulluar aktivitetet deri në një njoftim të ardhshëm për shkak të incidentit.
Officers are currently at an ongoing serious incident.
— Nottinghamshire Police (@nottspolice) June 13, 2023
The following roads are closed-
Ilkeston Road,
Milton Street,
Magdala Road,
Maples Street,
Woodborough Road from junction of Magdala Road into the city,
Maid Marian Way junction of Parliament Street.
Updates to follow pic.twitter.com/OQMOppuYyj