Gjenden 18 trupa të djegur në një pyll të Greqisë - NACIONALE

Gjenden 18 trupa të djegur në një pyll të Greqisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tetëmbëdhjetë trupa janë gjetur në një zonë pyjore të pjesës veriore të Greqisë, e cila është prekur nga zjarret në natyrë në katër ditët e fundit, tha shërbimi grek i zjarrfikësve.

Sipas raportimeve fillestare, viktimat mund të kenë qenë imigrantë. Një ekip i hetuesve dhe mjekëve ligjorë janë duke shkuar në pyllin Dadia për ta hulumtuar vendin e ngjarjes.

Rajoni Evros, në verilindje të Greqisë, jo larg kufirit me Turqinë, është prekur nga zjarret në natyrë, raporton televizioni BBC.

Një vdekje e mëhershme, që gjithashtu besohet të ketë qenë imigrant, ishte raportuar në një fshat afër qytetit Alexandroupolis dhe shërbimet emergjente u kanë dërguar porosi në telefon njerëzve ët asaj zone për t’u larguar.

Parku kombëtar në Dadia është zonë e madhe pyjore në veri të qytetit Alexandroupolis dhe mendohet se zjarret atje janë shpërndarë shpejt nga e hëna.

Zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Yiannis Artopoios, tha se është duke u hetuar mundësia që 18 viktimat e gjetura të martën kishin hyrë ilegalisht në Greqi, duke marrë parasysh që nuk kishte raportime për banorë të zhdukur.

Rajoni Evropës është bërë njëra nga rrugët më të njohura për imigrantët sirianë e aziatikë, të cilët e kalojnë Lumin Evros nga Turqia për të hyrë në territorin e Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme