Gjashtë të porsalindur vdiqën nga i ftohti i ashpër në Gaza, thonë mjekët - NACIONALE

Gjashtë të porsalindur vdiqën nga i ftohti i ashpër në Gaza, thonë mjekët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të paktën gjashtë foshnja të porsalindura kanë vdekur në Gaza për shkak të të ftohtit të ashpër në Gaza, sipas Dr. Saeed Saleh, zyrtar shëndetësor në organizatën PFBS në enklavë.

Saleh tha se gjatë dy javëve të fundit, tetë të porsalindur u pranuan me lëndime të lidhura me të ftohtit e ashpër, gjashtë prej të cilëve më vonë vdiqën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Spitali i vuri në pak kushtet e rënda të jetesës me të cilat po ballafaqohen palestinezët, të cilët tani për tani po banojnë në tenda dhe në shtëpi të bombarduara, pa mbrojtje nga temperaturat e ulëta që e kanë përfshirë Lindjen e Mesme.

Zyrtarët shëndetësor në spital u bënë thirrje ndërmjetësve në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit që në mënyrë urgjente të ofrojnë shtëpi mobile si strehimore të përkohshme për më shumë se 280 mijë familje që janë pa strehë pas sulmeve ajrore izraelite.

Ata gjithashtu bënë thirrje për dërgesa të karburanteve për të siguruar ngrohje dhe për t’i mbrojtur fëmijët e vegjël nga kushtet e vështira të motit.

Zyrtarë ndërkombëtarë të ndihmave kanë konfirmuar se në Gaza po futen ndihma pavarësisht nga problemet logjistike, por paralajmërojnë se nevojiten më shumë./Nacionale

Lajme të ngjashme