Gazeta egjiptiane: Ka mirëkuptim mes Izraelit dhe Hamasit për zgjatjen e armëpushimit - NACIONALE

Gazeta egjiptiane: Ka mirëkuptim mes Izraelit dhe Hamasit për zgjatjen e armëpushimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një gazetë egjiptiane, “Al Araby Al-Jadeed”, raporton se është arritur një mirëkuptim preliminar mes Izraelit dhe Hamasit për zgjatjen e armëpushimit për dy ditë shtesë, me kushtet e njëjta të armëpushimit të tanishëm. Kjo gazetë citoi zyrtarë egjiptianë si burim të lajmit.

Zyrtarët izraelitë konfirmuan për gazetën “Haaretz” se propozimi ishte duke u shqyrtuar, por ende nuk ishte konfirmuar, përcjell gazeta “The Guardian”.

Gazeta izraelite raporton se një burim izraelit ka thënë që marrëveshja për zgjatjen e armëpushimit varet nga zotimi i Hamasit për të liruar nga dhjetë pengje izraelite në ditë.

Kur kanë mbetur më pak gra e fëmijë në mbajtje nga grupet palestineze, vazhdimi i armëpushimit mund ta shtrojë nevojën për lirimin e disa burrave izraelitë për herë të parë.

Vëmendja tani kthehet te Katari, shtet që ka ndërmjetësuar në bisedimet e tërthorta mes Hamasit dhe Izraelit, të cilat rezultuan në armëpushim të përkohshëm, afati i të cilit skadon pas disa orëve.

Të martën, zyrtarët e Katarit i pritën në takim shefat e agjencive izraelite e amerikane të inteligjencës, ku thuhet se u diskutua për fazën e ardhshme të një marrëveshjeje të mundshme.

Lajme të ngjashme