Fundoset restoranti lundrues në Shën Petersburg të Rusisë - NACIONALE

Fundoset restoranti lundrues në Shën Petersburg të Rusisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një restorant lundrues në qytetin rus të Shën Petersburgut është rrëzuar në një anë, duke u fundosur në një lumë të akullt.

Restoranti i njohur si 'Silver Whale', ishte i ankoruar në lumin Neva, Shën Petersburg, ndërsa pamjet e publikuara e tregojnë atë rrëzuar në një anë.

Sipas zyrtarëve rusë, DailyMail raporton se restoranti ishte “përmbytur” në orët e mëngjesit për shkak të akullit në lumë.

Pronarët e varkës fillimisht kishin dashur ta ankoronin restorantin në lumin Moskva, në Moskë po më pas ishte zhvendosur në Shën Petersburg. Megjithatë, ky restorant nuk ishte hapur kurrë për klientët dhe vitin e kaluar kishte dalë në shitje për rreth 372 mijë funte.

Lajme të ngjashme