“Fu*k off”: Eurodeputeti danez e fyen Trumpin në Parlamentin Evropian shkaku i Grenlandës - NACIONALE

“Fu*k off”: Eurodeputeti danez e fyen Trumpin në Parlamentin Evropian shkaku i Grenlandës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti danez në Parlamentin Evropian, Anders Vistisen, përdori një shprehje fyese drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump, për shkak të deklaratave të republikanit rreth blerjes ose marrjes nën kontroll të Grenlandës, ishull gjigant në Arktik, territor nën kontrollin e Mbretërisë së Danimarkës.

Vistiseni, anëtar i Partisë Popullore të Danimarkës me qëndrime të së djathtës, i komentoi përpjekjet e Trumpit për Grenlandën në një seancë të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, raporton televizioni “Fox News”.

“I dashur president Trump, dëgjo me shumë kujdes: Grenlanda ka qenë pjesë e Mbretërisë së Danimarkës për 800 vjet. Ajo është pjesë e integruar e vendit tonë. Ajo nuk është në shitje” – tha eurodeputeti danez.

Duke iu referuar gjuhës me shprehje jokonvencionale të Trumpit, Vistiseni tha se komentet e tij do t’i shprehë “në fjalët që ti mund t’i kuptosh”.

“Z. Trump, fu*k off” – tha eurodeputeti, duke e nxitur qortimin nga nënkryetari i Parlamentit Evropian, Nicolae Stefanuta.

“Nëse përkthimi ishte i saktë, termi që e përdorët ju nuk lejohet në këtë sallë dhe do të ketë pasoja për porosinë që ju e keni përdorur” – paralajmëroi Stefanuta, i cili e përfaqëson Rumaninë.

“Kjo nuk është në rregull në këtë shtëpi të demokracisë. Pavarësisht nga ajo që ju e mendoni për z. Trump, nuk është e mundshme që të përdoret një gjuhë e tillë” – shtoi ai.

Kryeministri i Grenlandës, Mute Egede, dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, kanë thënë se Grenlanda nuk është në shitje.

Lajme të ngjashme