FT: Trumpi dhe Zelensky do ta diskutojnë në telefon pauzimin e dërgesave ushtarake amerikane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet që të premten në një bisedë telefonike të diskutojnë për ndërprerjen e papritur të disa dërgesave kyçe të armëve amerikane për Kievin, raportoi të enjten gazeta “Financial Times”.
Gazeta britanike, duke cituar persona të afërt me planifikimin e telefonatës, tha gjithashtu se Zelensky do ta ngrejë edhe çështjen e shitjeve të mundshme të armëve në të ardhmen.
“The Times” paralajmëroi se koha e telefonatës mes dy presidentëve mund të ndryshojë.
Agjencia e lajmeve “Reuters” nuk mundi ta vërtetonte menjëherë raportimin.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së “Reuters”-it për koment.