Franca voton në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare - NACIONALE

Franca voton në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Francë ka filluar votimi për zgjedhjet parlamentare të raundit të dytë, me një rritje të mbështetjes për aleancën e krahut të majtë që kërcënon shpresat e presidentit të rizgjedhur së fundmi, Emmanuel Macron për një shumicë të plotë.

Votimi filloi në orën 8 të mëngjesit të dielën dhe do të mbyllet në orën 20:00.

Macron po përballet me një sfidë nga NUPES, një aleancë e re e majtë e udhëhequr nga ish-socialisti Jean-Luc Melenchon.

Në raundin e parë të votimit të dielën e kaluar, të dyja palët ishin kokë e kokë me rreth 26 për qind. Në raundin e dytë, fusha fillestare e kandidatëve në pothuajse të gjitha 577 njësitë zgjedhore është zvogëluar në dy garues që shkojnë ballë për ballë.

Koalicioni i Macron shpreson të fitojë një shumicë absolute prej 289 vendesh për të kryer reforma të ashpra.

Sondazhet e opinionit parashikojnë se koalicioni "Ensemble" (Së bashku) i Macron i partive të qendrës dhe të qendrës së djathtë do të përfundojë me numrin më të madh të vendeve, por thonë se në asnjë mënyrë nuk është e garantuar të arrijë pragun për një shumicë absolute.

E djathta ekstreme ka gjithashtu të ngjarë të shënojë suksesin e saj më të madh parlamentar në dekada.

Ensemble e Macronit synojnë të ulin taksat, të reformojnë përfitimet e sistemit të mirëqenies dhe të rrisin moshën e pensionit, ndërsa e majta planifikon të taksojë të pasurit, të rrisë pagën minimale dhe të ulë moshën e daljes në pension.

Dështimi për të arritur një shumicë të plotë do të kërkonte një shkallë të ndarjes së pushtetit midis partive – e padëgjuar në Francë për dekada – ose do të rezultonte në paralizë të zgjatur dhe në përsëritje të zgjedhjeve parlamentare.

Nëse Macron dhe aleatët e tij humbasin shumicën absolute me vetëm disa vende, ata mund të tentojn të gjejnë deputetë nga qendra e djathtë ose konservatorët. Nëse e humbasin me një diferencë më të madhe, ata ose mund të kërkojnë aleancë me konservatorët ose të drejtojnë një qeveri të pakicës që do të duhet të negociojë ligjet me partitë e tjera.

Lajme të ngjashme