Franca riatdheson 51 qytetarë të saj nga kampet e Shtetit Islamik në Siri
Sipas një deklaratë nga zyra e prokurorisë kombëtare kundër terrorizmit, autoritetet franceze kanë riatdhesuar të martën 51 gra dhe fëmijë nga ish zonat e kontrolluara nga grupi Shteti Islamik në Siri.
Që nga disfata territoriale e IS në mars 2019, ky ishte riatdhesimi më i madh i grave dhe fëmijëve në Francë nga kampet e Sirisë verilindore. Kujtojmë se Franca ishte vendi nga i cili kishte më së shumti qytetarë që iu bashkuan grupit.
Ndërsa është bërë e ditur se grupi i rikthyer përbëhej nga 16 gra, nga 22 deri në 39 vjeç dhe 35 të mitur, shtatë prej të cilëve janë rikthyer në vend të pashoqëruar nga të rritur.
Sipas deklaratës së prokurorit, dymbëdhjetë nga gratë janë kthyer në shtëpi bashkë me fëmijet e tyre dhe katër të tjera kishin rënë dakord vetëm për kthimin e fëmijve të tyre.
Ndërkohë është bërë e ditur se tetë gra ishin dërguar në paraburgim për tu marrë në pyetje, ndërsa dhjetë të tjera janë ndaluar me urdhër arresti. Fëmijët e rikthyer janë dërguar nën kujdesin e shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve pranë Gjykatës Gjyqësore të Versajës.
Shumë vende evropiane kanë qenë të ngadalata për të lejuar kthimin e grave dhe fëmijëve nga frika se ata do të sulmonin me dhunë atdheun e tyre, e edhe Franca ka qenë veçanërisht ngurruese për riatdhesim.
E ndërsa, autoritetet franceze kanë këmbëngulur që të rriturit, burrat dhe gratë, të cilët kanë luftuar me IS-in duhet të ndiqen penalisht në vendin ku ata kishin kryer krime, ato kanë insistuar gjithashtu në kthimin e qytetarëve dhe fëmijëve të tyre rast pas rasti, një procedurë e gjatë dhe e rëndë që është bërë vazhdimisht nga grupet e të drejtave të njeriut.