Franca po e dërgon Zelenskyn në Lidhjen Arabe në Arabinë Saudite para se ta çojë në Japoni - NACIONALE

Franca po e dërgon Zelenskyn në Lidhjen Arabe në Arabinë Saudite para se ta çojë në Japoni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aeroplan qeveritar francez është duke e dërguar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në samitin e Lidhjes Arabe në Arabinë Saudite, ndërsa më vonë do ta dërgojë në samitin e Grupit G7 në Japoni, i tha agjencisë “Reuters” një burim i afërt me këtë çështje.

Zelensky do të marrë pjesë në samitin e Lidhjes Arabe më vonë të premten, tha burimi, i cili foli në kushte anonimiteti, sepse të dhënat ishin të ndjeshme, raporton agjencia “Reuters”.

Burimi shtoi se kjo është një mundësi që presidenti ukrainas të lobojë para aleatëve dhe vendeve që kanë mbetur neutral sa i përket konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Përderisa pritet fillimi i një kundërsulmi të forcave ukrainase së shpejti, burimi tha se është jetike që Zelensky ta vazhdojë presionin ndaj aleatëve në samitin e Grupit G7 për përkrahjen ushtarake.

Zelensky mund të kërkojë edhe takime sy më sy me udhëheqësit nga India, Indonezia dhe Brazili, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në takimin e së dielës, shtoi burimi.

“Zelensky është duke dhënë gjithçka”- tha burimi i informacionit.

Lajme të ngjashme