Franca i premton Armenisë kontratë për furnizim me pajisje ushtarake
Parisi pajtohet për të nënshkruar një kontratë me Jerevanin për ofrimin e pajisjeve ushtarake, tha të martën ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, gjatë një konference për gazetarë me homologun armen, Ararat Mirzoyan.
“Franca e ka dhënë pëlqimin e saj për arritjen e një kontrate të së ardhmes me Armeninë, që do ta mundësojë ofrimin e pajisjeve ushtarake për Armeninë, në mënyrë që Armenia të mund ta sigurojë mbrojtjen e saj, është e qartë se nuk mund ta shtjelloj këtë çështje tash për tash”- tha kryediplomatja franceze, raporton Radio “Evropa e Lirë”.
“Unë gjithashtu i kam shkruar zyrtarisht përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për ta zgjeruar misionin e vëzhgimit dhe për ta fuqizuar mandatit, në mënyrë që ata të mund të jenë edhe më të dobishëm për Armeninë. Kam propozuar edhe që të përfshihet Armenia në mekanizmin evropian të paqes, si programi i zbatuar për Moldavinë”- shtoi ministrja franceze.
Colonna shprehu shpresë se “BE-ja dhe anëtarët e saj do të fillojnë që t’i shfaqin sinjalet e njëjta të qarta si Franca, se çfarëdo veprimi që e rrezikon integritetin territorial të Armenisë do të ballafaqohet me një kundërpërgjigje shumë të qartë dhe të fuqishme. Shpresoj që ne mund të mbështetemi edhe te partnerët dhe miqtë e tjerë, në veçanti e kam fjalën për ShBA-në.”
Depuis Erevan, je salue la décision du Parlement arménien de ratifier le Statut de Rome et de permettre ainsi à l'#Arménie de devenir État partie à la Cour pénale internationale.
— Catherine Colonna (@MinColonna) October 3, 2023
La lutte contre l’impunité des crimes est une condition de la paix et de la stabilité. pic.twitter.com/oeebEuWrsH
Përmes një shkrimi në rrjete sociale, ministrja franceze e mirëpriti vendimin e Kuvendit të Armenisë për ta ratifikuar Statutin e Romës, me ç’rast bëhet shtet anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale.