Fotografi që flasin vetë: Tendat vërshohen nga shiu në Gaza, njerëzit u zgjatet lista e halleve - NACIONALE

Fotografi që flasin vetë: Tendat vërshohen nga shiu në Gaza, njerëzit u zgjatet lista e halleve

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Gaza është goditur nga shiu i dendur dhe temperaturat e ulëta ditëve të fundit, duke e thelluar gjendjen e vështirë të shumicës prej 2,2 milionë banorëve që po jetojnë në tenda pas dy viteve të bombardimeve izraelite.

Mijëra njerëz të pastrehë janë detyruar që të largohen nga strehimoret e improvizuara për të kërkuar strehë urgjente diku tjetër, raporton gazeta “The Guardian”.

Vërshimet kanë prekur një kamp tendash në Deir al-Balah. Sipas të dhënave të OKB-së, të paktën 465 familje që po jetonin në 260 tenda u prekën të mërkurën. Punëtorët e ndihmave thanë se numri i familjeve të larguara nga tendat shkaku i ujit vazhdoi të rritej me kalimin e ditëve.

Pavarësisht shpalles së armëpushimit në tetor, forcat izraelite kryejnë sulme sporadike dhe vendosin kufizime ndaj ndihmave, duke e kufizuar rëndë praninë e pajisjeve që nevojiten urgjentisht për t’i mbrojtur njerëzit nga vërshimet dhe temperaturat e ulëta. Izraeli mohon se i kufizon ndihmat, duke i fajësuar organizatat e ndihmave për mungesë efikasiteti gjatë shpërndarjes së tyre.

Përderisa kampet me tenda në pjesën jugore të enklavës u vërshuan, mijëra palestinezë u vendosën në veri, në qytetin Gaza, ku kërkuan strehim në mesin e skeleteve të ndërtesave që kanë mbetur nga bombardimet izraelite. OKB-ja tha se gjendja e vështirë u bë edhe më e rëndë nga mungesa e gazit ose rrymës si dhe mungesa shumë e madhe e druve për zjarr.

Lajme të ngjashme