Fotografi: Policia rumune ia bastis shtëpinë Andrew Tates - NACIONALE

Fotografi: Policia rumune ia bastis shtëpinë Andrew Tates

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia rumune e bastisi të mërkurën shtëpinë e personalitetit të njohur në internet, Andrew Tate, si pjesë e një hetimi të ri për krime, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe pastrimin e parave, thanë përfaqësuesit e tij.

Tate ka siguruar miliona mbështetës përmes promovimit të një stili jetese ultra-mashkullor, për të cilin kritikët thonë se i denigron gratë, raporton agjencia “Reuters”.

Kundër tij tashmë ishte ngritur aktakuzë vitin e kaluar. Aktakuzë ka edhe kundër vëllait të Tates dhe dy të dyshuarave rumune për trafikim me qenie njerëzore, përdhunim dhe themelim të një bande kriminale për të shfrytëzuar gra seksualisht, akuza që ata i kanë mohuar.

“Edhe pse akuzat në urdhërarrest ende nuk janë plotësisht të qartësuara, ato i përfshijnë dyshimet për trafikim me njerëz dhe pastrim të parave” – thanë të mërkurën në një deklaratë përfaqësuesit e Tates.

“Ekipi ligjor i vëllezërve është i pranishëm për t’u siguruar që të gjitha formalitetet po kryhen në mënyrën e saktë” – thuhet më tej në deklaratë.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani tha të mërkurën se kishte zbatuar katër urdhra për bastisje në distriktin Ilfov dhe në komunën e Bukureshtit.

Ky institucion tha se hetimi ka të bëjë me “një rast kriminal në lidhje me kryerjen e krimeve të themelimit të një grupi të organizuar kriminal, trafikimin e të miturve, trafikimin e njerëzve, marrëdhënien seksuale me një të mitur, deklaratat me ndikim dhe pastrimin e parave”.

Në korrik, një gjykatë rumune e apelit rrëzoi një vendim të mëparshëm që i lejonte Tates lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian, përderisa ai është në pritje të gjykimit nën akuzat për trafikim me njerëz./Nacionale

Lajme të ngjashme