Fordi e pezullon punëtorin që ia tha dy fjalë të pakëndshme Trumpit, ky duket se ia ngre gishtin
Prodhuesi amerikan i veturave, Ford, ka pezulluar një punëtor që ia tha dy fjalë të pakëndshme presidentit Donald Trump, kur ky vizitoi një fabrikë të kësaj kompanie të martën në Michigan.
Punonjësi T.J. Sabula bërtiti me zë të lartë “mbrojtës i pedofilit”, kur Trumpi po kalonte afër. Presidenti e vizitoi fabrikën për t’i vënë në pah përpjekjet për fuqizimin e prodhimit të automjeteve në vend. Ai iu kundërpërgjigj punëtorit duke ia bërë me gishtin tregues e më pas duke ia ngritur gishtin e mesëm, sipas videove që janë publikuar në internet, raporton gazeta e njohur amerikane, “The Wall Street Journal”.
Pezullimi i këtij punëtori është përkujtim për kufizimet ndaj lirisë së shprehjes në vendin e punës, ku punëdhënësit, përfshirë gjigantin “Microsoft”, kanë marrë masa kundër punonjësve që kanë shprehur qëndrime politike në vend të punës.
Sabula, punonjës 40-vjeçar, nuk mund të arrihej menjëherë për koment. Pas ngjarjes, ai i tha gazetës “The Ëashington Post” se ndodhej rreth 20 metra larg Trumpit, kur e ngriti zërin. “Sidoqoftë, nuk kam pendime” – tha ai.
WATCH: Trump shows his middle finger and appears to say "fuck you" after Ford worker yells "pedophile protector" - TMZ pic.twitter.com/aFsDmrvkr7
— BNO News (@BNONews) January 13, 2026
Shtëpia e Bardhë tha se reagimi i Trumpit ishte i duhur. “Një i çmendur po bërtiste në mënyrë të egër me fjalë të pista me një shpërthim të plotë dhe presidenti dha një përgjigje të duhur dhe të qartë” – tha Steven Cheung, drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.
Aq sa mund t'i lexohen buzët presidentit, ai punonjësit duket se i thotë "fu** you".
Të mërkurën, Sabula kishte në llogarinë e tij në “Facebook” në foton e profilit Trumpin me gishtin e tij të mesëm. Sipas të dhënave, punonjësi nuk kishte votuar fare në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.