Forcat e liderit çeçen Kadyrov do të zëvendësojnë grupin Wagner në Bakhmut të Ukrainës
Kreu i kompanisë private ushtarake ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se ai do t’ia dorëzojë pozicionet e Bakhmutit forcave të liderit çeçen Ramzan Kadyrov.
"Falënderoj Ramzan Akhmatovich që pranoi të merrte pozicionet tona në Bakhmut dhe kishte, me shumë mundësi, mundësinë për të marrë gjithçka të nevojshme dhe të gjitha burimet e nevojshme. Unë tashmë po kontaktoj përfaqësuesit e tij për të filluar transferimin e pozitave menjëherë, në mënyrë që më 10 maj, në orën 00.00, pikërisht në momentin kur, sipas llogaritjeve tona, do të shterojmë plotësisht potencialin tonë luftarak, shokët tanë do të zënë vendet tona dhe do të vazhdojnë sulmin e Bakhmutit,”- ka shkruar Prigozhin në Telegram, raporton CNN.
Kujtojmë se Kadyrov, udhëheqësi famëkeq çeçen, aleat i presidentit rus Vladimir Putin, është treguar i gatshëm që të premten që të marrë pozicionet e Prigozhin nëse Wagner do të largohet nga Bakhmuti.
"Nëse vëllai i madh Prigozhin dhe Wagner largohen, atëherë vëllai i vogël Kadyrov dhe Akhmat do të zënë vendin e tij në Bakhmut," – ka shkruar Kadyrov.
Pse po tërhiqet Wagner?
Të premten, kreu i Wagner Prigozhin ka thënë se grupi do të largohet nga qyteti i rrethuar i Ukrainas Bakhmut, duke përmendur mungesën e furnizimeve me municion për të cilën Prigozhin ka fajësuar komandën ushtarake ruse.
Ndërkohë, Ukraina ka thënë të shtunën se trupat ruse nuk kanë bërë ndonjë përparim në Bakhmut, duke hedhur poshtë edhe pretendimet e Prigozhin për mungesë municioni.
