Shefi i “Wagner”-it e kërcënon Rusinë se do t’i tërheqë trupat nga Bakhmuti - NACIONALE

Shefi i “Wagner”-it e kërcënon Rusinë se do t’i tërheqë trupat nga Bakhmuti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka kërcënuar se do t’i tërheqë trupat nga qyteti ukrainas, Bakhmut, deri të mërkurën pas mosmarrëveshjeve për furnizimin me municion.

Deklarata e tij erdhi pas publikimit të një videoje në rrjete sociale duke ecur në mesin e trupave të pajetë të luftëtarëve, ku kërkoi nga zyrtarët rusë të mbrojtjes që të kishte më shumë furnizime, raporton televizioni BBC.

Rusia është munduar me muaj që ta marrë nën kontroll qytetin ukrainas pavarësisht se ai ka pak vlerë strategjike.

“Shoigu! Gerasimov! Ku është… municioni? Ata erdhën këtu si vullnetarë dhe vdesin për ju që ta shtrini veten në zyrat tuaja”- tha Prigozhini.

Javën e kaluar, ai tha se luftëtarët e grupit “Wagner” në Bakhmut kanë municion vetëm edhe për disa ditë dhe se kanë nevojë për më shumë furnizim.

Ai paralajmëroi se luftëtarët do të detyrohen që të tërhiqen ose të qëndrojnë aty e të vdesin, nëse ky problem nuk trajtohet. “Atëherë, pavarësisht se çka duan burokratët tanë, gjithçka tjetër do të shkërmoqet”- shtoi Prigozhini.

Ai tha se forcat e tij janë pajtuar që të qëndrojnë në Bakhmut deri më 10 maj për t’ia mundësuar Rusisë shënimin e Ditës së Fitores.

Nëse Prigozhini e ka seriozisht vendimin për t’u tërhequr javën e kaluar, ky do të ishte konfirmimi I parë i zbatimit të kërcënimit të tij të mëhershëm.

Në njoftimin e tij, duke qëndruar para luftëtarëve, ai tha se më 10 maj do të detyrohet “për t’i transferuar pozicionet në vendbanimin e Bakhmutit te njësitet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe t’i tërheqë mbetjet e Wagner-it e t’i dërgojë në kampet e logjistikës për t’i lëpirë plagët tona”.

Lajme të ngjashme