FBI bastis shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltarit të Donald Trump - NACIONALE

FBI bastis shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltarit të Donald Trump

10 muaj më parë

nga NACIONALE

FBI-ja ka kryer një kontroll të autorizuar nga gjykata në shtëpinë e ish-këshilltarit për siguri kombëtare të SHBA-së, John Bolton, si pjesë e një hetimi për çështje të sigurisë kombëtare, ka thënë për CNN një burim i njohur me çështjen.

Gazetarët e CNN-it panë agjentë të FBI-së jashtë rezidencës së Boltonit në zonën e Uashingtonit, ku disa prej tyre u panë duke folur me një person në verandën e shtëpisë, ndërsa katër deri në gjashtë agjentë hynë brenda.

I kontaktuar nga CNN, Bolton tha se nuk ishte në dijeni për aktivitetin e FBI-së dhe se po përpiqej të merrte më shumë informacion.

Lajmi për kontrollin u raportua fillimisht nga New York Post të premten. Ndërkohë, drejtori i FBI-së, Kash Patel, shkroi në rrjetet sociale se agjentët ishin “në mision”, megjithëse mbetet e paqartë nëse komenti i tij i referohej drejtpërdrejt kërkimit në shtëpinë e Boltonit.

Lajme të ngjashme