Eskalon guvernatori i Kalifornisë kundër Trumpit: I pamoralshëm, gënjeshtar i ftohtë akull
Guvernatori i Kalifornisë së ShBA-së, Gavin Newsom, ka përdorur gjuhë të ashpër kundër presidentit amerikan, Donald Trump, duke e quajtur të pamoralshëm e “gënjeshtar i ftohtë akull”.
Guvernatori njoftoi një natë më parë se Kalifornia do ta padisë administratën e Trumpit për shkak të dislokimit të Gardës Kombëtare për t’i vënë nën kontroll protestat kundër bastisjeve ndaj emigrantëve, shkruan gazeta “The Guardian”.
Ai tha në mediumin MSNBC se me këtë padi do të sfidohet federalizimi i Gardës Kombëtare të Kalifornisë nga Trumpi pa pëlqimin e këtij shteti amerikan, veprim me precedentë të rrallë në historinë e vendit.
Komanda Veriore e ushtrisë amerikane tha se 300 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë ishin dislokuar në tri pika në zonën e Los Angelesit. Misioni i tyre ishte i kufizuar në mbrojtjen e personelit dhe pronave federale.
Në një shkrim të publikuar në rrjete sociale të dielën, Trumpi i quajti protestuesit “turma të dhunshme, kryengritëse” dhe tha se po i udhëzonte zyrtarët e kabinetit të tij që “t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e tilla të nevojshme” për t’i ndaluar ato që i quajti “trazira”.
Newsom e akuzoi Trumpin se po mundohet që të prodhojë një krizë dhe për shkeljen e sovranitetit shtetëror të Kalifornisë. “Këto janë akte të një diktatori, jo të një presidenti” – shkroi ai në rrjetin X.
"Donald Trump is reckless, immoral...he's a stone cold liar."
— Elex Michaelson (@Elex_Michaelson) June 9, 2025
Here's our full sit down w @GavinNewsom from L.A. Co.'s Emergency Operation Center. @CAgovernor says he's suing after @realDonaldTrump federalized CA's National Guard without his consent.
Exclusive via @FOXLA: pic.twitter.com/NSnMZFe1Si