Erdogani paralajmëron kushtetutë të re “civile” në Turqi - NACIONALE

Erdogani paralajmëron kushtetutë të re “civile” në Turqi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, paralajmëroi të mërkurën se vendi do të ketë një kushtetutë të re “civile”.

“Ne do të punojmë së bashku që Turqisë t’i sjellim një kushtetutë civile”- tha presidenti turk pas një takimi të kabinetit, i cili zgjati më shumë se tetë orë, në kryeqytetin Ankara, raporton agjencia “Anadolu”.

“Ne duam që ta ndjekim rrugëtimin tonë në shekullin e dytë të republikës sonë nën udhëzimin e një kushtetute civile, liberale, gjithëpërfshirëse që do të përqafohet nga të gjitha segmentet”- theksoi ai, duke e nënvizuar rëndësinë e lënies prapa të kushtetutës së tanishme, të formësuar nga qeveria ushtarake pas puçit të viteve të tetëdhjeta.

Presidenti turk e çmoi edhe sistemin presidencial, duke thënë: “Kombi ynë i refuzoi propozimet për t’u kthyer në sistemin e vjetër me vullnetin e tij në zgjedhje më 14 dhe 28 maj. Diskutimet për sistemin parlamentar u mbyllën për periudhë të pacaktuar.”

Turqia e miratoi sistemin presidencial të qeverisjes më 2017 pas një referendumi publik dhe e futi atë në fuqi një vit më vonë.

Zyrtarët turq kanë theksuar disa përfitime të sistemit të ri, duke thënë se ai e eliminon mungesën e efikasitetit dhe mundëson punë më të lehtë të administratës.

Pas kthimit nga një vizitë në Azerbajxhan, Erdogani tha se me homologun Ilham Aliyev kanë caktuar një qëllim të përbashkët për ta rritur vëllimin tregtar në 15 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme