Zgjedhjet në Turqi: Hendeku mes Erdoganit dhe rivalit të tij kryesor vazhdon të ngushtohet - NACIONALE

Zgjedhjet në Turqi: Hendeku mes Erdoganit dhe rivalit të tij kryesor vazhdon të ngushtohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa orë më herët kanë përfunduar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi dhe është duke vazhduar numërimi i votave. Presidenti aktual, Rexhep Tajip Erdogan, po përballet me tij më të rëndësishme politike në njëzet vitet e fundit. Si pretendenti kryesor i tij është kreu i opozitës Kemal Kilicdaroglu. Kur janë numëruar më shumë se gjysma e votave në zgjedhjet presidenciale të Turqisë, hendeku midis Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe rivalit të tij kryesor, liderit të opozitës Kemal Kılıçdaroğlu, vazhdon të ngushtohet.

Rezultatet e hershme në zgjedhjet e përgjithshme në Turqi filluan të dalin të dielën pasi Këshilli i Lartë Zgjedhor i vendit hoqi kufizimet e raportimit. Presidenti i tanishëm Recep Tayyip Erdogan është duke vazhduar të kryesojë në listë edhe pas numërtimit të 50 për qind të votave.

Bëhet e ditur se gara ndërmjet presidentit Erdogan dhe rivalit të tij kryesor, liderit të opozitës Kemal Kılıçdaroğlu, vazhdon të ngushtohet. The Guardian duke iu referuar agjencisë shtetërore të lajmeve në Turqi Anadolu Angency, ka bërë të ditur se renditja qëndron kështu:

Erdogan: 51.8%

Kılıçdaroğlu: 42.3%

Ogan: 5.3%

Nga ana tjetër kandidati i opozitës turke për president, Kemal Kilicdaroglu ka reaguar në Twitter.

Jemi përpara.” – ka shkruar Kilicdaroglu.

Gjatë numërimit të votave, agjencia e lajmeve Anadolu, është akuzuar nga opozita për publikimin e qëllimshëm të rezultateve.

Rreth kësaj ka reaguar, Omer Celik, një zëdhënës i partisë në pushtet të Erdogan, ka akuzuar liderët e opozitës për "një përpjekje për të vrarë vullnetin kombëtar" duke pretenduar se agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu po shtrembëron rezultatet.

Edhe para se të finalizohen rezultatet, papritur zëdhënësi i aleancës opozitare dhe kryetarët e bashkive dalin në TV. Si zakonisht, ata filluan të thonë se Anadolu Agency po manipulon të dhënat”, tha Celik.

Tashmë, mbështetësit e Erdogan dhe partisë së tij në pushtet janë mbledhur për të brohoritur jashtë selisë së saj në Stamboll pasi rezultatet e hershme tregojnë se presidenti aktual është përpara.

Analistët kanë thënë se hendeku midis Erdoganit dhe rivalit të tij, kandidatit të opozitës së bashkuar Kemal Kılıçdaroglu, është duke vazhduar të ngushtohet ndërsa mbrëmja kalon, raporton The Guardian.

Korrospodenti i Al Jazeera, Resul Serdar duke raportuar nga selia e Partisë në pushtet AK në kryeqytetin e Turqisë në Ankara, ka thënë se mbështetësit janë në humor të lartë.

“Ne mund të shohim mbështetës të Erdoganit dhe të Partisë AK duke valëvitur flamuj; ka muzikë me zë të lartë, vallëzim. Shpresat janë të larta këtu sepse rezultatet po u japin atyre shpresë se mund të fitojnë zgjedhjet në raundin e parë."

Gazetari Serdar ka vazhduar duke treguar se edhe kandidati tjetër në listë Sinan Ogan ka siguruar më shumë se pesë për qind të votave, dhe sipas tij nëse vazhdon ta ruaj këtë përqindje zgjedhjet mund të shkojnë në balotazh.

“Një nga surprizat e këtyre zgjedhjeve është Sinan Ogan. Deri më tani ai ka siguruar më shumë se pesë për qind të votave. Nëse arrin të ruajë këtë përqindje, duket se zgjedhjet po shkojnë në balotazh. Tani mund të shohim se presidenti Erdogan po bie në numër ndërsa Kilicdaroglu po rritet vazhdimisht. Por në mënyrë interesante, votat që po merr Ogan janë pothuajse të qëndrueshme në rreth pesë për qind dhe ky është një lajm i madh. Duket se mund të shkojë në një raund të dytë dhe Ogan mund të jetë krijuesi atje.”

Foto nga: Reuters

Lajme të ngjashme