Erdogan i drejtohet sërish Greqisë: Mos u ngatërroni me Turqinë - NACIONALE

Erdogan i drejtohet sërish Greqisë: Mos u ngatërroni me Turqinë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të shtunën se Ankaraja nuk ka asnjë problem me Greqinë për sa kohë që "nuk ngatërrohet" me Turqinë në Detin Egje.

"Ne qëlluam me ‘Tayfun’. Sa është largësia e Tayfun? 561 kilometra. Çfarë bënë grekët? Ata u futën në panik. Gazetat menjëherë bënë tituj: "Do të godasin Athinën". Ne nuk kemi një problem të tillë përderisa ju nuk na ngatërroheni në Egje," është shprehur Erdogan në një ceremoni të mbajtur në provincën jugore të Antalias.

Turqia ka testuar raketën e saj balisitike me rreze të shkurtër veprimi ‘Tayfun’ në muajin tetor. Sipas Anadolu Agency, kjo raketë mund të godasë objektiv në distancë prej 561 kilometrash në 456 sekonda.

Në fjalën e tij Erdogan po ashtu ka lavdëruar industrinë e mbrojtjes së vendit, duke thënë se ‘çdo vend e ka zili’ dronin luftarak Bayraktar TB2 dhe avionin luftarak pa pilot, Kizilelma.

Turqia, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, është ankuar vazhdimisht për provokime nga Greqia.

Lajme të ngjashme