Emisari dhe dhëndri i Trumpit ulen në mbledhjen e kabinetit qeveritar të Izraelit - NACIONALE

Emisari dhe dhëndri i Trumpit ulen në mbledhjen e kabinetit qeveritar të Izraelit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar fotografi të tij i ulur mes emisarit të posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrit të tij, Jared Kushner.

Dy amerikanët po marrin pjesë në takimin e kabinetit të plotë qeveritar izraelit, ku ministrat pritet ta miratojnë me vota fazën e parë të planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Faza në fjalë do të përfshijë një armëpushim, lirimin e të gjitha 48 pengjeve nga Gaza, tërheqjen e pjesshme të forcave izraelite atje dhe lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite. Dy amerikanët kanë dhënë ndihmë në ndërmjetësimin e bisedimeve për këtë marrëveshje.

Presidenti amerikan tha të enjten se së shpejti do të niset drejt Lindjes së Mesme, ku pritet të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.

Burime të televizionit CBS thonë se Trumpi do t’i vizitojë Egjiptin dhe Izraelin, por përjashtohet një vizitë në Gaza.

Lajme të ngjashme