Emiratet e Bashkuara nisin pesë aeroplanë drejt Egjiptit, do të ndërtojnë një spital në Gaza - NACIONALE

Emiratet e Bashkuara nisin pesë aeroplanë drejt Egjiptit, do të ndërtojnë një spital në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë një spital fushor në Rripin e Gazës me rreth 150 shtretër, një departament të kirurgjisë dhe me njësi të kujdesit intensiv për të rritur e fëmijë.

Pesë aeroplanë u nisën nga Abu Dabi për në Arish të Egjiptit të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për këtë spital, raportoi agjencia WAM, përcjell gazeta “The Times of Israel”.

Sipas kësaj agjencie, spitali do të ndërtohet në disa faza, pa njoftuar për kohën e saktë të përfundimit të tij.

Një zyrtar i kontaktuar nga agjencia AFP tha se nuk kishte të dhëna të menjëhershme se si do të dërgohen këto pajisje në Gaza, ku ekziston vetëm një pikëkalim kufitar funksional, ai në Rafah.

Në mesin e hapësirave të këtij spitali do të ketë dhoma për anestezion e operacione, gjinekologji e njësi të kujdesit intensiv për fëmijë e të rritur, shtoi agjencia WAM.

Shteti i pasur i Gjirit Persik ka thënë më parë se do të ofrojë ndihmë me vlerë të 20 milionë dollarëve amerikanë për popullin palestinez dhe do të marrë një mijë fëmijë palestinezë në Emira të Bashkuara për t'u ofruar trajtim mjekësor, bashkë me familjet e tyre.

Lajme të ngjashme