Elon Musku e humb padinë kundër kompanisë “OpenAI” - NACIONALE

Elon Musku e humb padinë kundër kompanisë “OpenAI”

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Një trup gjykues në Shtetet e Bashkuara të hënën vendosi kundër miliarderit Elon Musk në padinë e tij kundër kompanisë “OpenAI”, duke vlerësuar se kjo e fundit nuk ka përgjegjësi ndaj personit më të pasur në botë për gjoja largimin nga misioni i saj fillestar për t’i sjellë përfitime njerëzimit.

Në një vendim të njëzëshëm, trupi gjykues i Gjykatës Fedeale në Oakland të Kalifornisë tha se Musku e kishte sjellë rastin shumë vonë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Gjykimi kishte nisur më 28 prill. Rasti është parë gjerësisht si moment kritik për të ardhmen e kompanisë “OpenAI” dhe të inteligjencës artificiale në përgjithësi, edhe për atë se si duhet të përdoret dhe kush duhet të përfitojë prej saj, përfshirë aspektin financiar.

Pas vendimit të gjykatës, avokati i Muskut tha se e rezervon të drejtën për ta apeluar vendimin.

Në padinë e dorëzuar më 2024, Musku i akuzoi kompaninë “OpenAI”, shefin ekzekutiv të saj, Sam Altman, dhe presidentin Greg Brockman për manipulim ndaj tij, duke e shtyrë që të jepte 38 milionë dollarë, e pastaj duke i bashkëngjitur kompanisë një karakter fitimprurës e duke pranuar dhjetëra miliarda dollarë nga kompania “Microsoft” dhe investitorë të tjerë.

Musku e quajti “vjedhje të një organizate bamirëse” sjelljen e atyre që i akuzoi nga kompania “OpenAI”.

Kjo kompani ishte themeluar në vitin 2015 nga Altmani, Musku dhe disa figura të tjera më 2015. Musku ishte larguar nga bordi i saj më 2018, ndërsa kompania “OpenAI” kishte themeluar një biznes fitimprurës vitin pasues./Nacionale

Lajme të ngjashme