Elon Musk do t’i japë fund bllokimit të Donald Trump në Twitter - NACIONALE

Elon Musk do t’i japë fund bllokimit të Donald Trump në Twitter

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Elon Musk ka thënë se do t'i japë fund bllokimit të Donald Trump nga Twitter, duke shtuar se mendon se ideja për të bllokuar ish-presidentin amerikan ishte "moralisht e gabuar".

Një lajm ky që do të festohet nga mbështetësit e Trump aq me entuziazëm sa edhe do të dënohet nga kritikët e tij. Miliarderi i teknologjisë që është në procesin e blerjes së rrjetit të mediave sociale, tha se vendimi fillestar kishte qenë i pasaktë.

"Mendoj se ishte një vendim i keq moralisht dhe një budallallëk ekstrem" tha ai në një ngjarje të organizuar nga Financial Times.

Musk shtoi se vendimi për të ndaluar zotin Trump nga Twitter, i marrë pas trazirave të 6 janarit në Kapitolin e ShBA-së, nuk e heshti zërin e ish-presidentit. Por më tepër i përforcoi pikëpamjet e tij mes njerëzve për të djathtën politike.

Lajme të ngjashme