Eksperti paralajmëron që të mos ua tregoni sekretet “ChatGPT”-së e “shokëve” të tij - NACIONALE

Eksperti paralajmëron që të mos ua tregoni sekretet “ChatGPT”-së e “shokëve” të tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besimi ndaj “ChatGPT”-së rreth grindjeve në punë ose preferencave politike mund t’u kthehet bumerang përdoruesve, sipas një eksperti të inteligjencës artificiale.

Mike Wooldridge, profesor i inteligjencës artificiale në Universitetin e Oksfordit, thotë se ndarja e të dhënave private ose bisedat e përzemërta me një robot të inteligjencës artificiale do të ishin “tepër të pazgjuara” , pasi gjithçka që zbulohet, ndihmon në përgatitjen e versioneve të ardhshme, raporton gazeta “The Guardian”.

Profesori Wooldridge tha se përderisa njerëzit janë të programuar për ta kërkuar vetëdijen në inteligjencë artificiale, kjo është përpjekje e kotë. Sipas tij, “inteligjenca artificiale nuk ka empati, ajo nuk ka simpati”.

“Kjo absolutisht nuk është ajo që teknologjia është duke e bërë dhe, në mënyrë vendimtare, ajo kurrë nuk ka përjetuar asgjë. Teknologjia në thelb është e dizajnuar që të përpiqet për t’jua treguar atë që dëshironi ta dëgjoni- kjo është në mënyrë të fjalëpërfjalshme e tëra që ajo po e bën”- tha ai.

“Duhet të supozoni se gjithçka që shtypni në ChatGPT do të ushqehet drejtpërdrejt në versionet e ardhshme të ChatGPT-së”- shtoi ai. E nëse gjatë reflektimit vendosni se i keni zbuluar tepër ChatGPT-së, tërheqjet nuk janë vërtet opsion.

Sipas profesorit, duke e marrë parasysh mënyrën se si funksionojnë modelet e inteligjencës artificiale, është pothuajse e pamundshme që t’i ktheni të dhënat tuaja, nëse ato futen një herë në sistem.

Wooldridge është duke e eksploruar temën e inteligjencës artificiale në ligjëratat në “Royal Institution Christmas”. Ai do t’i trajtojë “pyetjet e mëdha me të cilat ballafaqohet hulumtimi i inteligjencës artificiale”, sipas këtij instituti.

Lajme të ngjashme