Edhe Bullgaria e ndalon importimin e drithit të Ukrainës, përpos transitit - NACIONALE

Edhe Bullgaria e ndalon importimin e drithit të Ukrainës, përpos transitit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bullgaria është bërë shteti më i ri që ka vendosur që ta ndalojë përkohësisht importimin e drithit nga Ukraina, përpos sasisë që do të kalojë transit nëpër këtë shtet.

Lajmin e publikoi Radio Bullgaria në uebfaqen e saj, duke e cituar kryeministrin në detyrë, Galab Donev, raporton gazeta “The Guardian”.

“Gjatë vitit të kaluar, një sasi e konsiderueshme e ushqimit ka mbetur në vend dhe i ka penguar zinxhirët furnizues”- citohet të ketë thënë kryeministri bullgar.

“Jemi të detyruar që ta zbatojmë këtë masë kombëtare, sepse autoritetet evropiane ende janë duke shqyrtuar një masë të duhur”- shtoi ai.

Polonia, Sllovakia dhe Hungaria tashmë kanë vendosur masa të ngjashme pas pretendimeve se drithi ukrainas po i dëmton bujqit e tyre përmes uljes së çmimeve të drithit vendës.

Lajme të ngjashme