Dy tërmete radhazi në Serbi, njëri më i fuqishëm - NACIONALE

Dy tërmete radhazi në Serbi, njëri më i fuqishëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbia u godit nga dy tërmete radhazi brenda disa minutave në orët e hershme të së enjtes.

Tërmeti i parë u regjistrua në orën 5 e 3 minuta të mëngjesit, 50 kilometra në verilindje të Kragujevcit, sipas faqes “Volcanodiscovery”. Fuqia e tij ishte 2,4 shkallë të Rihterit.

Dridhja e dytë u regjistrua në orën 5 e 45 minuta, 36 kilometra në juglindje të Pozharecit. Fuqia e këtij tërmeti ishte 4,2 shkallë të Rihterit.

Lajme të ngjashme