Dy të vdekur e nëntë të lënduar nga të shtënat në Filadelfia të ShBA-së - NACIONALE

Dy të vdekur e nëntë të lënduar nga të shtënat në Filadelfia të ShBA-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy njerëz u vranë dhe nëntë të tjerë, përfshirë tre adoleshentë, u lënduan nga të shtënat në Parkun “Fairmount” të Filadelfias në ShBA, tha policia amerikane të martën.

Të gjithë nëntë të plagosurit të hënën në mbrëmje janë në gjendje stabile, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Një oficer policor tha në një konferencë për media se viktimat janë një mashkull dhe një femër, të dy të moshës së rritur.

Sipas policisë, një numër i madh i njerëzve ndodheshin në park në kohën e të shtënave.

“Ne nuk kemi kapur ndonjë armë në këtë kohë” – tha zyrtari policor. Asnjë person nuk është arrestuar për rastin.

“Kjo është domethënëse. Është Dita e Përkujtimit… ne e kuptojmë peshën e kësaj ngjarjeje dhe do të sigurohemi që të ofrojmë një përditësim të dhënash të martën” – shtoi ai.

Dita e Përkujtimit, e mbajtur tradicionalisht të hënën e fundit të majit, është ditë e shënuar federale në Shtetet e Bashkuara dhe u kushtohet nderimit dhe vajtimit të personelit ushtarak që ka vdekur gjatë kryerjes së detyrës./Nacionale

Lajme të ngjashme