Dorëhiqet kreu i inteligjencës ushtarake izraelite - NACIONALE

Dorëhiqet kreu i inteligjencës ushtarake izraelite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i inteligjencës ushtarake izraelite, Aharon Haliva, është dorëhequr për shkak të 7 tetorit, ditës kur Hamasi kreu sulmin vdekjeprurës në kufi me Izraelin.

Në një prej sulmeve më të përgjakshme në historinë e Izraelit, më 7 tetor të vitit të kaluar, Hamasi vrau 1200 njerëz, shumica prej të cilëve civilë dhe mori 250 persona pengje.

Në një deklaratë të lëshuar nga ushtria izraelitë, thonë se ‘e kanë pranuar dorëheqjen e Halivas dhe e kanë falënderuar për shërbimin deri tani’, njofton The Guardian.

Mbetet e panjohur se pse Haliva vendosi në këtë kohë për dorëheqjen, kur kanë kaluar disa muaj nga sulmi i 7 tetorit.

Lajme të ngjashme